Akuzohet për trafikim personash, pranga 33 vjeçarit në Tiranë

schedule11:30 - 7 Janar, 2020

schedule 11:30 - 7 Janar, 2020

Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për trafikim të personave të rritur.

Sipas policisë shtetasi me iniciale A. Ç, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

 

Ndalimi i 33 vjeçarit është bërë pasi Gjykata e për Krime të Rënda, më datë 01.11.2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!