Akuzohet për tradhti të lartë ndaj shtetit, arrestohet rusi pasi i dha informacione konfidenciale Ukrainës

schedule14:15 - 13 Shtator, 2022

schedule 14:15 - 13 Shtator, 2022

Rusia ka arrestuar një nga menaxherët e fabrikës së avionëve, për rrjedhje të informacioneve të klasifikuara në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga RIA Novosti, duke cituar burime nga FSB.

“Ndërsa punonte si menaxher në departamentin për cilësinë e produkteve të një fabrike avionësh, duke pasur akses në dokumentacionet “rreptësisht konfidenciale”, ai u bëri foto planeve për komponentët e avionëve ushtarakë me celularin e tij, ” njoftoi shërbimi rus.

I dyshuari, sipas raportimeve, i ka dërguar fotografitë një shtetasi ukrainas, i punësuar nga një linjë ajrore ukrainase në Odessa.

Ndaj tij është hapur një çeshtje për tradhti të lartë, ku i arrestuari mund të  dënohet me 20 vite burg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!