Akuzohet për “shpërdorim detyre”, vetëdorëzohet në polici, ish kreu i ALUIZNI-t në Durrës

schedule10:28 - 2 Prill, 2020

schedule 10:28 - 2 Prill, 2020

Vetëdorëzohet në polici, ish kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi. Ky i fundit ishte prej 6 muajsh në kërkim pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Flamur Gjuzi është akuzuar për shpërdorim detyre gjatë periudhës që drejtonte Aluiznin në Durrës dhe është dorëzuar me ndërmjetësim.

Gjuzi ka qenë i shpallur në kërkim, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për shpërdorim detyre, në sajë të mega-operacionit të ndërmarrë në këtë qytet në muajin dhjetor 2019, në lidhje me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më 13 dhjetor, policia bëri me dhjetëra arrestime në Durrës, ku në pranga ranë zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!