Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, si dhe për Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin e Adrian Bulkun.
Ndërsa për Ferzilet Hajdëri, Adnand Toccila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka u pranua kërkesa për gjykim të zakonshëm dhe për ndarjen e çështjes.
Këta të fundit, në seancën e kaluar kërkuan shpalljen e moskompetencën lëndore dhe dërgimin e ccështjes për gjykim në Gjykatën e Durrësit, me argumentin se akuza që rëndon mbi ta nuk është kinoetente për tu shqyrtuar nga kjo gjykatë. Kërkesa e tyre u rrëzua nga gjyqtarja Elsa Ulliri.
Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.
Në rast se Dako gjendet fajtor do të përfitoje ulje të dënimit me një te tretën. Vangjush Dako u arrestua qershorin e kaluar, por prej disa muajsh ai mbahet në arrëst shtepie për shkak të përfundimit te afateve hetimore./abcnews.al