Akuzohet për ryshfet, Netanyahu sërish në krye të qeverisë izraelite

schedule12:21 - 3 Nëntor, 2022

schedule 12:21 - 3 Nëntor, 2022

Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të fitojë shumicën në parlament pas një koalicioni me të djathtën ekstreme. Me mbi 90 % të votave të numëruara nga zgjedhjet e së martës, NetanYahu së bashku me aleatët e tij sigurojnë 65 nga 120 mandate.

“Ne jemi afër një fitoreje të madhe”, u tha ai mbështetësve të ngazëllyer në Jerusalem.

73-vjeçari do të zëvendësojë, Yair Lapid, i cili një vit më parë u vendos në krye të qeverisë izraelite duke i dhënë fund qeverisjes prej 12 vitesh të NetanYahut.
Aktualisht Netanyahu është në një procese gjyqësor për ryshfet, mashtrim dhe shpërdorim të detyrës, akuza që ai i mohon.

Netanyahu është një mbështetës të ndërtimeve Izraelite në Bregun Perëndimor, i pushtuar që nga lufta e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Vendbanimet atje konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse tel Aviv ka një qendrim tjetër në lidhje me këtë.

73 vjeçare ka kundërshtuar krijimin e banesave palestineze në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës si një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez, një propozim i mbështetur nga shumica e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë administratën e Bidenit në SHBA. Këto ishin zgjedhjet e pesta në Izrael në më pak se katër vitesh./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!