Akuzohet për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore, Andrew Tate lejohet të largohet nga Rumania pas 3 vitesh

schedule16:28 - 5 Korrik, 2024

schedule 16:28 - 5 Korrik, 2024

Influenceri Andrew Tate do të lejohet të largohet nga Rumania ndërsa pret gjykimin për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore, ka vendosur gjykata rumune.

Sipas vendimit, Tate do mund të udhëtojë brenda vendeve të Bashkimit Evropian.

37-vjeçari u akuzua në mesin e vitit 2023 së bashku me vëllain e tij Tristan për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave. Si pjesë e rastit janë akuzuar edhe dy të dyshuara femra nga Rumania, të cilat kanë mohuar akuzat.

Vendimi i Gjykatës së Bukureshtit për të lejuar Tate të largohej nga vendi u përshëndet nga zëdhënësi i tij si një “fitore e rëndësishme dhe një hap i madh përpara” në këtë çështje.

Ndërsa vetë Tate, në një postim në platformën X shkroi se “Jam i lirë. Për herë të parë në tre vjet mund të largohem nga Rumania.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!