Akuzohet për përdhunim, a do ndërmarrë masa ndaj Hakimit PSG-ja?

schedule23:35 - 1 Mars, 2023

schedule 23:35 - 1 Mars, 2023

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Ashraf Hakimi, pavarësisht se është hetuar për përdhunim, do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme, sipas burimeve të ESPN.

Të hënën, një zyrtar i gjykatës tha se prokurorët francezë kishin nisur një hetim paraprak mbi akuzat për përdhunim. Një vajzë 23-vjeçare tha gjatë fundjavës se Hakimi e kishte përdhunuar. Ajo nuk ka dashur të ngrejë akuza, por megjithatë prokuroria ka hapur një çështje. Lojtari ende nuk është akuzuar.

Ashraf Hakimi mohon gjithçka, por klubi e ka mbështetur lojtarin dhe është gati ta përdorë të shtunën kundër Nantes. Marokeni humbi ndeshjen kundër Marsejës për shkak dëmtimi. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!