Akuzohet për pastrim parash, menaxherit shqiptar i zbarkon policia në derë

schedule15:29 - 23 Shkurt, 2020

schedule 15:29 - 23 Shkurt, 2020

Fali Ramadani në qendër të vëmendjes. Menaxheri i njohur me origjinë shqiptarë është nën hetim në Spanjë. Akuzat ndaj tij janë për pastrim parash, ndërkohë që të martën kanë zbarkuar forca të shumta policore në rezidencën e tij luksoze në Calvia.

Skuadrat që luftojnë krimin organizuar, ato që merren me hetimet financiare, si Agjencia e Taksave, po bashkëpunojnë me Europol në zbardhjen e kësaj çështjeje. Hetimet nuk përfshijnë vetëm Ramadanin, por edhe biznesmenë të ndryshëm dhe ish-futbollistë që bashkëpunojnë me të.

Menaxheri i njohur përfaqëson lojtarë të ndryshëm, si Handanovic, Perisic, Kalidou Koulibaly apo Cengiz Under. Agjencia e tij, Lian Sports, është me qendër në Gjermani, ndërkohë që ka nën menaxhim shumë futbollistë nga Ballkani. /abcnews.al

 

Fali Ramadani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!