Një 67-vjeçar është arrestuar në Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Produkti”.
Nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga, shuma monetare që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme.
Gjithashtu, u sekuestruansi 1 automjet dhe 1 aparat celular.
67-vjeçari akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./abcnews.al


