Akuzohet për korrupsion, ndalohet shefja e Shërbimit të Provës në Laç

schedule16:47 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 16:47 - 15 Dhjetor, 2020

Ndalohet shefja e Shërbimit të Provës në Laç. Lindita Lelçaj është ndaluar nga polica e Lezhës, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion.

Burime bëjnë me dije po ashtu se operacioni për ndalimin e shefes se shërbimit të provës në Laç, është bërë i mundur nëpërmjet personave të infiltruar, me metoda proaktive.

Ndalimi i Lelçaj erdhi pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Laçit nëpërmjet prokurores Arjola Preçi. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se është arritur te zbardhet një rast korrupsioni nga ana e shefes se Shërbimit të Provës në Laç Lindita Lelçaj. Kjo e fundit manipulonte provat duke dhënë verifikime edhe për persona që  realisht ndodheshin jashtë vendit.

Mësohet se ata kane infiltruar një person sikur ishte në Shërbim Prove dhe ka kërkuar lehtësi, te cilat janë pranuar nga ana e Lelçajt. Në momentin e arrestimit asaj i janë gjetur edhe një sasi vlere monetare, te cilat i ishin dhënë nga i infiltruari. Leçaj është akuzuar edhe më herët për humbje dosjesh. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!