Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Akuzohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, SPAK kërkon një vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

schedule11:51 - 19 Maj, 2023

schedule 11:51 - 19 Maj, 2023

 

Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Bashkim Deden,  ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Por në zbatim të nenit  59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite.



Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Kujtojmë që më parë SPAK i sekuestroi pasuritë ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, pasi zbuloi nga hetimi penal  të dhëna që ish gjyqtari kishte në pronësi pasusi të palujtshme, të cilat nuk i justifikonte me burimet e ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!