Juxhin Drazhi, 34-vjeçar është esktraduar të shtunën nga Spanja në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuorira e Posacme SPAK, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës. Juxhin Drazhi, u arrestua më 8 gusht në një vilë luksoze në Spanjë, ndërsa në prill të këtij viti Gjykata e Posacme vendosi ndaj tij masën “arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike në Norvegji dhe Belgjikë si pjesë e grupit të Elvis Doit i njohur edhe si Visi i Pojës. Juxhin Drazhi, të cilit iu sekuestruan nga SPAK 9 pasuri, me vlerë miliona euro, sipas autoriteteve në Spanjë është personi I fundit që ka pasur kontakte edhe me Miklovan Dakajn, I cili u gjet I vrarë në Marbela të Spanjës. (2 shtator pamjet).
Grupi I Visit të Pojës, ku bente pjesë Juxhin Drazhi, u godit në muajin Maj nga SPAK në bashkëpunim me Italianë. Gjykata e Posaçme ka lëshoi 29 masa sigurimi “arrest me burg” në Shqipëri, mes të cilëve edhe ndaj Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” dhe i dyshuar si një ndër drejtuesit e organizatës. Ndërkohë, në Itali janë lëshuar gjithashtu 22 masa sigurie ndaj anëtarëve të tjerë të organizatës. SPAK thotë se arriti të dokumentonte 30 episode trafikut të kokainës.
/ abcnews.al /

