Kieran Trippier ka përfunduar në shënjestrën e Federatës Angleze të Futbollit. Gjithçka lidhet me bastet dhe transferimin e mbrojtësit të majtë anglez tek Atletico Madrid në verën e vitit 2019. FA akuzon 29-vjeçarin e kombëtares për sjellje të pahijshme dhe shkelje të rregullave të basteve.
Kompanitë e basteve kanë pretendime rreth transferimit të Trippier te skuadra spanjolle korrikun e kaluar. Humbjet u rritën shumë atë periudhë dhe ka dyshime për rrjedhje informacioni. Lojtari mund t’i ketë treguar personave të besueshëm për arritjen e akordit me “Colchoneros” dhe janë vendosur baste për diçka të tillë. E njëjta situatë si me Daniel Sturridge.
Ai kishte bindur vëllanë që të vinte bast se ai do t’i bashkohej Sevillas në vitin 2018. Sulmuesi u dënua me një gjobë të majme dhe 6 ndeshje pezullim. Dënim më të rëndë mori Joey Barton. Ish-mesfushori i famshëm anglez, u pezullua 2 vjet nga futbolli. Bastet e tij ishin të shumta dhe spektakolare. Barton fiksohej shpeshherë me veten dhe vendoste baste se do të shënonte gol në pjesën e dytë.
Trippier ka kohë deri në datë 18 maj për të mbrojtur veten nga gjoba dhe pezullimi. Lojtari i Atletico Madrid rrezikon shumë nëse vërtetohet se i ka dhënë informacion njerëzve të tjerë në lidhje me largimin nga Premier League. /abcnews.al
BREAKING: England international Kieran Trippier has been charged with misconduct by the Football Association for allegedly breaching betting rules.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 1, 2020