Akuzohen se shfrytëzuan tre të miturat për prostitucion, dalin fotot e tre të rinjve të arrestuar

schedule13:39 - 24 Janar, 2024

schedule 13:39 - 24 Janar, 2024

“ABC News” ka siguruar fotot e tre të arrestuarve për shfrytëzim prostitucion. Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu u arrestuan për shkak se akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion tre vajza të mitura.

Nga ky aksion i finalizuar këtë të mërkurë është shpallur në kërkim edhe një tjetër person.

Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.

Gjatë kontrolleve fizike të shtetasit Kastriot Kullaj dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare. Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qershor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!