Apeli i Posaçëm ka lëne në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për grupin Rraja.
Janë lënë ne fuqi masat për:
Islam Sefën
Rexhep Rrajën
Përparim Rrajën
Gazmir Rrajën
Aldo Gjini
Zamir Aliaj
Jani Cavo
Marvin Bushati
Grupi i Rrajave u zbulua pas zbërthimeve ne Sky Ecc, dhe akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.
Rexhep Rraja djali i ish-deputetit, Rrahman Rraja, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton se është përfshirë drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike, madje drejtonte një grup nëpërmjet bisedave në Sky Ecc, për të trafikuar rmbi 2 ton Kanabis dhe kokainë.
Në dosjen hetimore, që disponon ABC News, Rexhep Rraja, i cili u arrestua më 10 dhjetor bashkë me dy kushërinjtë, Përparim dhe Gazmir Rraja dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit kriminal, rezulton se kishte dy pseudonime në aplikacioni SKY Ecc, “XR 1” dhe “New Sky”.
Ndërkohë kushëriri i tij, Përparim Rraja njihe si “Caca”, Gazmir Rraja- “Miri” apo “ÇOKU, Sokol Qaja si “Hermano”, ndërsa Bujar Sefaj njihej me nofktën “Venecia”.Në një episod sipas SPAK, në Turqi është arritur të kapet më 26 janar të vitit 2021, një sasi 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria.


