Akuzohen për sulm ndaj palestinezëve, SHBA sanksionon kolonët e Bregut Perëndimor

schedule17:33 - 14 Mars, 2024

schedule 17:33 - 14 Mars, 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikën kanë vendosur sanksione ndaj një grupi prej tre kolonësh ekstremistë izraelitë të Bregut Perëndimor, të cilët akuzohen për sulm ndaj palestinezëve.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi se sanksionet e tij do të bllokonin individët nga përdorimi i sistemit financiar të SHBA-së dhe do t’i ndalonin qytetarët amerikanë të merren me ta.

Zëdhënësi i DASH, Mathhew Miller tha se ‘nuk ka asnjë justifikim për dhunën ekstremiste kundër civilëve ose për të detyruar familjet të largohen nga shtëpitë e tyre, pavarësisht nga origjina e tyre kombëtare, etnia, raca apo feja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!