Suedia ka informuar Rusinë se pesë punonjësve u është kërkuar të largohen nga ambasada ruse në Stokholm me dyshimin për spiunazh.
Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom tha në një deklaratë se aktivitetet e tyre ishin “të papajtueshme” me statusin e tyre diplomatik, shkruan Sky News.
Numri i diplomatëve rusë në Suedi mbetet i paqartë.
Kjo nuk është hera e parë që Suedia largon stafin e ambasadës Ruse, pasi i dëboi ata edhe vitin e kaluar.
Vendimi vjen gati dy javë pasi Norvegjia fqinje tha se po dëbonte 15 diplomatë rusë, për të cilët dyshohen se ishin spiunë./abcnews.al