Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë të cilët janë akuzuar për kryerjen e punës së inteligjencës nga ambasada në Oslo.
Ministri i Jashtëm i vendit, Anniken Huitfeldt tha në një konferencë shtypi sot se “aktivitetet e tyre përbëjnë një kërcënim për Norvegjinë”.
Zonja Huitfeldt tha se ministria “i ka ndjekur aktivitetet e tyre me kalimin e kohës” – duke shtuar se ato janë “rritur që nga pushtimi i Ukrainës”.
Oficerët në fjalë, të cilët përbëjnë gati një të tretën e diplomatëve të akredituar në Norvegji, duhet të largohen së shpejti, shtoi ministri i jashtëm.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se Moska do të përgjigjet ndaj dëbimeve, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Norvegjia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi me Rusinë në Arktik.
Zonja Huitfeldt tha se ishte shumë herët për të thënë nëse dëbimet do të ndikonin në transferimin e kryetarit të rradhës të Këshillit Arktik.
Moska aktualisht mban vendin, por Norvegjia do të marrë përsipër më 11 maj.