Akuzohen për spiunazh, Bullgaria përze dy diplomatët rusë

schedule17:10 - 2 Mars, 2022

schedule 17:10 - 2 Mars, 2022

Bullgaria u ka dhënë dy diplomatëve rusë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi pasi akuzohen për spiunazh, tha të mërkurën ministrja e Jashtme Teodora Gançovska.

Në një deklaratë të para pak minutave, prokurorët akuzuan një diplomat rus për spiunazh dhe thanë se një gjeneral rezervë bullgar po hetohej për dhënien e informacionit të konsideruar sekret shtetëror diplomatit rus sipas Reuters.

Mësohet se shërbimet e sigurisë kombëtare dhe prokurorët po vlerësonin informacione shtesë për të parë nëse kishte më shumë njerëz që kishin shkelur statusin e tyre diplomatik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!