Bullgaria ka dëbuar dy diplomatë rusë, të akuzuar për spiunazh ushtarak dhe u ka kërkuar atyre që të largohen nga shteti brenda 72 orëve, sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme.
“Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka shpallur dy diplomatë rusë ‘persona të padëshiruar’, dhe ka informuar ambasadën ruse përmes notës diplomatike”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Prokurorët thanë se dy diplomatët kishin kërkuar informacione mbi planet e modernizimit të ushtrisë dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake që nga viti 2016 dhe se ata kishin për qëllim t’ia përcillnin informacionin inteligjencës ushtarake ruse.
Ambasada ruse në Sofje ka thënë se nuk ka të dhëna për të arsyetuar “dënimin” ndaj diplomatëve. /abcnews.al