Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish drejtorin e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni dhe tre zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Bëhet fjalë për një procedim penale në lidhje me “dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.
Nga hetimet e drejtuara nga prokurori Sabri Kastrati, ka rezultuar se katër zyrtarët e ADZM nuk kanë përmbushur detyrat funksionale, duke lejuar hedhjen e inerteve qe ka ndikuar edhe në mbylljen e grykës me qëllim ndërtimin por që ndikon në dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune-Vainit.
1.Pjetër Toni, i akuzuar per veprën penale të “Shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal;
2.Pashk Noka, i akuzuar per veprën penale të “Shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal;
3.Armando Lleshaj, i akuzuar për vepren penale të “Shpërdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal;
4.Tom Gjelaj, i akuzuar per vepren penale të “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal. /abcnews.al