EMRAT/ Akuzohen për korrupsion pasiv, shpallet në kërkim kryeinspektori dhe inspektori i IMT në Elbasan

schedule20:13 - 23 Prill, 2024

schedule 20:13 - 23 Prill, 2024

Inspektori Andri Mehja dhe kryeinspektori Bardhyl Qehja të IMT në Elbasan, janë shpallur në kërkim.

Për këta dy shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ata dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dhe kanë marrë ryshfet për këtë favorizim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!