Akuzohej për dhunë dhe përndjekje, masa e sigurisë për Klodian Duron

schedule10:21 - 28 Mars, 2020

schedule 10:21 - 28 Mars, 2020

Klodian Duro, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili ka pasur një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit, është ndaluar nga Policia e Shtetit para disa ditësh dhe shkak është bërë një denoncim i bërë nga ish-bashkëshortja e tij.

Sot ai ka dalë para gjykatës dhe i ka shpëtuar për momentin burgut, pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Duron. Vendimi është marrë nga gjyqtari, Bedri Qori.

Gazetarja Glidona Daci tha për abcnews.al se Duro u arrestua pranë banesës së ish-bashkëshortës. Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga avokati ti tij i cili është shprehur se Duro ka shkuar në banesë për të takuar vajzën.

“Duro ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes për të takuar vajzën. Procesi i divorcit të tyre ndodhet në apel për shkak se ish bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takohej vajzën. Me datë 21 vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”, deklaroi avokati.

Gjithashtu avokati Erjon Kullolli thotë që Duro i ka siguruar ushqime për vajzën e tij, por që nuk e ka takuar.

NJOFTIMI I POLICISË –  “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit, një ditë më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!