“Akuzat se Gregu ishte djali i babait tim”, Rama për të atin: Çfarë ndodhte kur i jepja gojës

schedule21:54 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 21:54 - 24 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka folur si rrallëherë gjerësisht për raportet me të atin.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevzius në “Opinion”, ai vuri në dyshim firmën e të atin në dënimin me vdekje të poetit kuksian Havzi Nela, ndërsa shtoi se kjo tezë u ngrit nga të njëjtët njerëz që sajuan një dosje tdjali im ishte djali i babait timë tërë, për historinë e tij të divorcit.

Jo në fakt unë nuk i kam dalë në mbrojtje dhe as nuk kam bërë të kundërtën për rastin. Rastin e kam parë. Është një rast shumë i trishtuar në vetvete. Historia e tij është komplekse, por nuk jam prononcuar lidhur me këtë sepse më mungojnë 2 elementë. E para më mungon fjala e tim eti. Rasti ka dalë shumë vite pasi ai ishte ndarë nga jeta dhe ka dalë në funksion të luftës politike me mua, nuk ka dalë po themi si dalje në dritë e fakteve në të shkuarën.

Më mungon fjala e tij dhe e dyta më mungon bindja për atë firmë. E kam parë dokumentin. Nuk jam ekspert, por firmën e tij e kam në disa nga librat, se ai i shënonte dhe nuk jam i bindur as për firmën e tij dhe më mungon dhe fjala e tij.

Aq më pak pastaj jam i prirur të jem i nxituar në këtë aspekt, kur mendoj që ata që e nxorën dhe e kthyen në avaz në publik janë të njëjtët njerëz që për mua fabrikuan një dosje të tërë gjyqi të ndarjes me nënën e Gregut, ku u arrit deri në mostruozitetin që të shkruhej që unë në gjyq paskësha akuzuar nënën e djalit tim se djali im ishte djali i babait tim . Është një dosje e fabrikuar 100% sikundër pastaj edhe është provuar 100%, për shkak se materialet e gjyqit janë aty dhe gjyqi ka qenë vetëm një seancë pajtimi dhe pas asaj seance pajtimi, kanë shkuar avokatët dhe nuk ka patur asnjë problem”.

Sakaq, Rama është ndalur edhe raporti atë e bir, duke theksuar se ka qenë shumë liberal.

Babai ka qenë një dhuratë e Zotit për mua në sensin, që ai nuk është përpjekur asnjëherë të më imponohet mua. Nuk mbaj mend të ketë ngritur dorën ndaj meje, apo dhe më pas kur unë fillova t’i jepja gojës, ai të imponohej ose të kërkonte që unë të mbyllja gojën.

E vetmja gjë, që në rastet kur kishim debat ose mosdakrodësi, unë kam qenë fëmijë goxha rrebel në aspektin e debatit, ishte që në fund thoshte: Dakord, po unë me timen ti me tënden, me këtë mendje që ke mund të përfundosh edhe në burg, por puna jote. Ka qenë shumë liberal në raport me mua. Më ka dhënë mundësinë që unë të jem unë. Në aspektin artistik nuk ishim në një vijë, por në atë pikë im atë ishte shumë përpara meje, në aspektin e tolerancës apo mirëkuptimit”. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!