“Irangate”, rrengu ku ra Berisha/ Akuza e Berishës ndaj Veliajt rezultoi shashkë elektorale

schedule15:54 - 12 Maj, 2023

schedule 15:54 - 12 Maj, 2023

Njëri prej skupeve që prodhoi Berisha në këtë fushatë ishte një foto e Erion Veliaj me paruke.

Berisha duke e publikuar këtë foto, pretendonte se është Erion Veliaj, që i maskuar bënte udhëtime të fshehta në Iran, për të sjellë parata iraniane në vendin tonë.

Por e gjitha në rastin më të mirë rezulon një gafë, e në më të keqin, një tallje e madhe që i kanë bërë Berishës.

“Problem është që pas kaq vitesh dalin pronari i inceneratorit të Tiranës, i lidhur me ish-komandantin e pas Daranit. Unë këtu ka ca foto. Paratë e Iranit po hyjnë në Shqipëri.”

Kryebashkiaku Erion Veliaj u përgjigj për herë të parë për këto akuza, mbrëmjen e të enjtes. Ai zbuloi një të vërtetë tjetër, që nuk gjen asnjë pikë lidhje me atë të Berishës.

“Pra bëhet fjalë për një foto dhe për një këngëtar që famën e vet dhe që është mosha e Saliut sot, që famën e vet ky e ka në vitin ’76 me “Hotel California”. 3 vite para se të lindja unë. Tani, unë, 3 vite para se të lindja kam qenë kitaristi i “The Eagles”, kam bërë “Hotel California” dhe pastaj kam shkuar në Iran dhe me Gardën Iraniane, e cila në atë kohë, se në atë kohë ishte Shahu i Iranit, pra 3 vite përpara se Shah Palavi të rrëzohej dhe vritej nga Komeiini dhe të vinin Mullat dhe të gjithë radikalët islamikë në Teheran, unë paskam shkuar dhe me gardën që nuk ekzistonte, paskam blerë një incinerator”

Akuza e Berishës ka qenë e përsëritur. Ai ka thënë se Veliaj, ka bërë disa udhëtime në Iran për të sjell paratë e Gardës Revolucionare të Iranit.

Berisha duke folur me sigruine e dokementeve, si prova, gjithmonë ka theksuar se Veliaj nuk ka guxuar as edhe një herë të vetme të mohoj akuzat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!