Akuzat për trafik droge e prostitucion, lihet në fuqi dënimi me 8 vjet e 9 muaj burg për Safet Bajrin

schedule11:31 - 13 Korrik, 2022

schedule 11:31 - 13 Korrik, 2022

Gjykata e Lartë ka lënë ën fuqi dënimin me 8 vite dhe 9 muaj burg për Safet Bajrin. Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkodrës me njohjen e vendimit të gjykatave belge.

Kujtojmë se Bajri prej disa muajsh kërkon edhe lirinë me kusht, kërkesa të cilat janë rrëzuar nga gjykatat. Atij i mbeten edhe disa muaj nga vuajtja e dënimit.

Nga mesi i qershorit gjykata e Shkallës së Parë Fier ka rrëzuar kërkesën për liri të anëtarit të bandës së Shkodrës. Kjo në bazë të kërkesës së prokurorit të çështjes Genci Mane, i cili ka kërkuar të mos marrë në konsideratë kërkesën për liri të Safet Rustemi.

Lexo më shumë për Safet Bajrin këtu

Kush është Safet Rustemi (Bajri)?

Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërkaq në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri.  Ai u ndalua në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut” katër vite më parë, në kryeqytet, ndërsa mbante edhe një armë pa leje.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej afro një viti, pas dyshimeve për përfshirjen e tij apo drejtimin e një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, ai figuronte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!