Portieri i Leeds United, Kiko Casilla, mund të dënohet nga Federata Angleze e Futbollit(FA) për racizëm ndaj sulmuesit, Jonathan Leko. Portieri spanjoll mund të dënohet nga 8 deri në 12 ndeshje për ngjarjen e ndodhur në takimin mes dy ekipeve në 28 shtator.
Federata ka arritur në përfundimin, pasi hetoi ngjarjen se portieri 33-vjeçar e ka fyer sulmuesin e Charlton Athletic. Spanjolli duket se nuk mund ti shpëtojë dënimit, edhe pse shtypi britanik shkuan se Casilla i mohon akuzat ndaj tij.
Trajnerit , Marcielo Bielsa do ti duhet ti bëjë llogaritë pa spanjollin deri në fundin e vitit kalendarik. Leeds United ndodhet në vendin e dytë në Championship me 28 pikë dhe duket viti i duhur për tu rikthyer në elitën e futbollit anglez. /abcnews.al