Pallati Buckingham ka thyer heshtjen dhe ka reaguar pas deklaratave të forta nga Meghan Markle dhe Princ Harry në intervistën për Oprah Winfrey. Në deklaratë thuhet se komenti racist i pretenduar i bërë në lidhje me djalin e tyre, Archie është shqetësues dhe do të adresohet privatisht.
“E gjithë familja është e pikëlluar kur mësoi se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht.“, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë që duka dhe dukesha e Susexx-it shpjeguan arsyet që çuan në largimin e tyre nga Britania dhe heqjen dorë nga rolet mbretërore. Meghan tha se situata brenda Pallatit kishte qenë stresuese aq sa kishte menduar vetëvrasjen. Ajo tha se kishte kërkuar ndihmë nga Pallati por ishte refuzuar.
“Unë shkova në Institucion dhe thashë se duhej të shkoja diku për të marrë ndihmë, iu thashë se ‘nuk jam ndjerë kurrë kështu dhe më duhet të shkoj diku’, Më thanë që nuk mundem, se nuk do të ishte mirë për institucionin”, tha Meghan. Ajo hodhi akuza për racizëm ndaj një anëtari mbretëror, emrin e të cilit nuk e përmendi.
Sipas Meghan, personi në fjalë kishte shprehur shqetësimin se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj, Archie para se të lindte. “Atë bisedë nuk do ta ndaj kurrë. Por në atë kohë ishte e vështirë. Isha i tronditur”, u shpreh Harry. Ndër të tjera, Markle dhe princ Harry zbuluan se do të bëhen së shpejti me një vajzë. /abcnews.al