Akuzat për përfshirjen e CIA në komplotin për vrasjen e Maduro-s, DASH: Pretendime të rreme!

schedule19:45 - 15 Shtator, 2024

schedule 19:45 - 15 Shtator, 2024

Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë akuzat për përfshirje të CIA-s në një komplot të dyshuar për vrasjen e Nicolas Maduro-s.

Më herët Venezuela njoftoi arrestimin e tre amerikanëve, dy spanjollëve dhe një çeku si te përfshirë.

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi ndalimin e një anëtari ushtarak amerikan. Gjithashtu theksoi se ishte në dijeni të “raporteve të pakonfirmuara të dy shtetasve të tjerë amerikanë të arrestuar në Venezuelë”.

Por hodhi poshtë përfshirjen e SHBA në një komplot për të përmbysur Maduro

“Çdo pretendim për përfshirjen e SHBA në një komplot për të përmbysur Maduro është kategorikisht i rremë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin një zgjidhje demokratike të krizës politike në Venezuelë”, thuhet ne reagim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!