Kriset martesa me Gjikon pas akuzave për përdhunim? Ky reagim i Elita Rudit thotë gjithçka

schedule12:48 - 13 Prill, 2022

schedule 12:48 - 13 Prill, 2022

Elita Rudi ka treguar se po e mbështet burrin e saj, reperin Gjiko në mesin e akuzave për abuzim seksual ndaj një të miture. Mediat në Kosovë kanë publikuar detaje për ngjarjen e ndodhur disa vite më parë. Reperi akuzohet se ka droguar dhe më pas ka përdhunuar një vajzë, ndërsa thuhet se ekziston dhe një video.

Elita dhe Gjiko janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve. Por moderatorja ka preferuar të mos reagojë publikisht për këtë skandal. Ajo ka vijuar me publikimet nga jeta e përditshme si nënë e dy fëmijëve të vegjël. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të portretit familjar, e ndërtuar me një puzzle.

Kujtojmë që së fundmi mediat në Kosovë raportuan se posedojnë dëshmi me video se Gjiko, është i përfshirë në rastin e dhunimit të vajzës së mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë dhe sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën para se ta përdhunonte.

Lidhur me këtë reagoi vetë reperi duke thënë: “Nëpër gazeta po shkruan se paskam një video se kam dhunuar dikë, nëse e kanë nxirreni sepse jam kurioz me e parë. Ajo nuk ekziston sepse nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk kam dhunuar askënd në jetën time.

Prandaj, siç kam bërë paditë përpara kam me vazhduar sërish me padi për të gjithë të pavërtetat. Kështu që ju vazhdoni me lajme ndërsa unë me padi.”, është shprehur reperi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!