Akuzat për pastrim parash, Balla i përgjigjet deputetit të PD: Porti i Durrësit do bëhet, do shkojmë bashkë të pimë kafe

schedule13:46 - 17 Nëntor, 2022

schedule 13:46 - 17 Nëntor, 2022

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i është përgjigjur kolegut demokrat, Ferdinand Xhaferaj, në lidhje me akuzat për portin e Durrësit.

Lexo edhe: Porti i Durrësit, Xhaferaj: Foltorja të heqë dorë nga baltosja e kolegëve e të tregojë pse hesht për Porto Romanon

Balla tha se ky është një investim i madh dhe gjëja më e mirë që do t’i ndodhë Durrësit. Ai mori si shembull Kroacinë dhe Serbinë, ku pati investime të ngjashme dhe nuk u kundërshtuan nga opozita, pasi sillnin përfitime në ekonomi.

“Ky është shansi më i madh, gjëja më e madhe dhe e mirë që do t’i ndodhë qytetit të Durrësit. Ajo që ne do t’i japim Durrësit është diçka, do t’i japim Durrësit detin që nuk i është dhënë gjithë këto vite. Durrësi do të ketë edhe port mallrash dhe do e ketë në vend tjetër. Merrni mundimin dhe shkoni këtë javë në Lungomaren e Vlorës. E mbani mend çka bërë partia juaj kur u çlirua lungomare? Të njëjtën gjë që po bëni sot. Shkoni pyesni banorët e Vlorës. Ajo që do të ndodhë në Durrës është diçka shumë më e madhe. Mos bëni gabimin e Sali Berishës kur flisni, që t’i vishini njerëzve kostume që nuk i kanë. Ngelen Emiratet e Bashkuara Arabe të pastrojnë paratë këtu. Kur u bë i njëjti investim në Kroaci nuk foli asnjë nga opozita kroate, përkundrazi e mbështeti. Edhe në Serbi nuk foli asnjë, sepse thanë është investim për ekonominë”, tha Balla.

“Hiqni dorë nga ky sulm që i bëni investimeve të huaja. Do bëhet porti i Durrësit, Ferdinand, dhe do shkojmë dhe bashkë të pimë një kafe”, tha Balla duke iu drejtuar Ferinand Xhaferajt. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!