Akuzat për paratë ruse, PS: Të nisin hetimet për Monika Kryemadhin

schedule12:12 - 2 Prill, 2023

schedule 12:12 - 2 Prill, 2023

TIRANË- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu ka komentuar akuzat në drejtim të ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, në lidhje me financimet ruse. Ai ka bërë disa pyetje, të cilave duhet tu përgjigjet Kryemadhi. Gogu ka theksuar se disa lëvizje të Kryemadhit të bëra me këto pagesa korrespondojnë me lëvizjet nëpër llogari.

“Çfarë lidhje ka Zonja Kryemadhi me oligarkët rus të cilët janë sponsor të Partisë së Putinit. Si mundet bashkëshortja e ish-Presidentit të ketë llogari ofshore? Si mundet të pranosh pagesa nga ata të cilët minojnë demokracinë në vendet europiane, të cilët sot janë në një sulm frontal ndaj demokracive?Gjithashtu Zonja Kryemadhi duhet t’u përgjigjet shqiptarëve edhe për lëvizjet e saja jashtë shtetit? Mediat kanë publikuar se lëvizjet e zonjës Kryemadhi në vitin 2017 kur janë bërë edhe këto pagesa korrenspondojnë me lëvizjet nëpër llogari”, u shpreh ndër të tjera ai.

Gjatë një deklarate për mediat, ai kërkoi nga prokuroria të nisë hetimet duke shtuar se këto veprime të Kryemadhit kanë cenuar sigurinë tonë kombëtare.

I bëjmë thirrje që të fillojnë urgjentisht hetimin, Kryemadhi mund të hesht, por prokuroria jo se është cenuar siguria kombëtare dhe Shqipëria është njollosur“,/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!