Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si imagjinare akuzat për krime luftë ndaj Hashim Thacit dhe Kadri Veselit.
Ai tha me këtë lëvizje të pazakontë nuk u godit Thaçi dhe Veseli por mbarë shqiptaria.
“Është lexim i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një proces gjyqësor për dy prej figurave historike në Kosovë. Edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë i ngjan një fletë rrufeje të revolucioni popullor kinez”, tha Rama.
“Pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar dhe me të lexuar se zyra e prokurorit special të Kosovës njoftoi se i ka dorëzuar për shqyrtim tribunialit një aktakuzë ku Thaçi dhe Veseli të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur qenka të dyshuar për një valë krimesh, vrasje të orkestruara, zhdukje, përndjekje të personave të pafajshëm dhe të pambrojtur.
Kur dëgjon që këto i ngarkohen dy bashkëluftëtarëve që i kanë hyrë detit në këmbë dhe duke vendosur jetën e tyre në pikëpyetje, sipas të cilave Kosova e pavarur ishte një herezi, dyshimi kthehet në një eufemizëm juridik. Drejtësia është drejtësi dhe nuk është një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kuvendit të Kosovës.
Është lexim i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një proces gjyqësor për dy prej figurave historike në Kosovë. Edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë i ngjan një fletë rrufeje të revolucioni popullor kinez. Teksti i djeshëm krijon perceptimin e tmerrshëm të një vendi në mes të Europës ku është instaluar një regjim kriminal. Në atë tekst duket sikur po lexoj për atdheun e agresorëve dhe jo për vendin e viktimave. Ai vend që nuk është aktakuzë por vetëm një prelu i pakuptueshëm në aspketin juridik dhe të procedurës të një drejtësie të drejtë. Nje prelut mediatik që ngrenë një varg pikëpyetjesh të rënda që lidhen me pastërtinë e udhëheqësve politikë. I kam lexuar edhe ata që e mbështesin në emër të nevojë për drejtësi atë njoftim dhe dua shumë te besoj se duke mos qenë as nga Kosova, as nga Shqipëria nuk kanë munduar ta ndjejnë se sa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në terrin e botës digjitale prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UCK janë thuajse të tërë të akuzuar në 21 vjet me radhë si individë me dy koka që kanë ngrënë, njerëz dhe fëmijë si kanibale.
Përballë historisë as Thaçi, as Veseli dhe as Haradinaj nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare ata janë vendosur në anën e duhut të historisë duke i dhënë asaj pandryshueshmërinë e mundshme të asaj historie të pandashyme të kombit shqiptar që quhet Kosovë. Duhet të sjellim tani në vëmendje që u trondit ndërgjegja e fjetur e perëndimit demokratik në raport me Kosovën. Ata e morën detin në këmbë duke e pasur të gjithë botën kundër.
Dhe është falë tyre që u imponua edhe reagimi me bomba i aleancës më të madhe të planetit që disa e kishin origjinën ne Beogdra dhe lanë pas numrin më të madh të viktimave pas luftës së dytë botërore. LANÇ mes valës për përpjekje i dha NATO-s instrumentin që për herë të parë në historinë e saj të ndërmerrte një fushatë ushtarake në mes të Europës. Kjo nuk është vetë pikë kulmore e një populli të lënë në një harresë poshtëruese”, tha Rama./abcnews.al