Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit, Rama mbetet “pa tekst”: Nuk kam fjalë për indinjatën

schedule19:38 - 24 Qershor, 2020

schedule 19:38 - 24 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk arrin të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën që ka ndaj këtyre akuzave.

Ndër të tjera Rama, shpreh besimin në luftën e drejtë të bërë nga UÇK, ndërsa shprehet “rroftë Kosova dhe sot më shumë se kurrë, nderim udhëheqësve të luftës çlirimtare”.

Postimi:

Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta ç’prangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!

RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE./abcnews.al