Akuzat për fikjen e radarëve Xhacka e Xhafaj ngrenë grup pune: Nxjerrim përgjegjësitë shumë shpejt

schedule12:54 - 26 Tetor, 2017

schedule 12:54 - 26 Tetor, 2017

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme kanë ngritur një grup të përbashkët përsa i përket çështjes së radarëve të hapësirës detare. Këta të fundit, sipas opozitës, janë fikur enkas për të lejuar trafikun e drogës drejt Italisë. Ministrja Olta Xhaçka theksoi gjithashtu se dikasteri që drejton ka siguruar fondet për blerjen e sistemit radar ajror. Një grup i përbashkët ekspertësh mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme është ngritur në lidhje me çështjeven e radarëve të hapësirës detare, për të cilët opozita ka akuzuar disa herë se janë fikur qëllimisht për të lejuar trafikun e drogës përtej Adriatikut. Olta Xhaçka pohoi se shumë shpejt do të nxirren edhe përgjegjësitë. “Së bashku me Ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafa kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare. Do të nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe përgjegjësitë e rastit”. Deklarata e ministres së Mbrojtjes erdhi gjatë një vizite që zhvilloi në bazën ajrore të Farkës, ku bëri gjithashtu të ditur se fondet shtesë që dikasteri i drejtuar prej saj mori nga akti normativ për buxhetin, do të përdoren për sistemin radar ajror. Ministrja e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se ka nisur kontrolli i pronave të Forcave të Armatosura që nuk janë dislokime ushtarake, për të verifikuar nëse janë përdorur për veprimtari të jashtëligjshme. Gjatë vizitës në bazën ajorore të Farkës, që mban peshën kryesore të operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe situatave të emergjencës në vend, ministrja Olta Xhaçka ndoqi nga afër edhe një ditë pune të ekipeve të pilotëve dhe teknikëve.

 

https://youtu.be/r3V9cfupRys

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!