Akuzat për dhunë në familje ndaj Anthony, Kombëtarja e Brazilit përjashton anësorin nga skuadra

schedule09:56 - 5 Shtator, 2023

schedule 09:56 - 5 Shtator, 2023

Nisja hetimeve nga autoritetet e Sao Paulo, për akuzat e dhunës në familje i ka kushtuar jo pak, anësorit brazilian të Manchester United, Anthony, me këtë të fundit që është përjashtuar nga Kombëtarja e Brazilit për përballjet e shtatorit ndaj Bolivisë e Perusë.

Vendimi u bë me dije nga vetë Federata Braziliane e Futbollit, të cilët me një komunikatë për mediat, mbrëmjen e së hënës njoftuan largimin e Anthony nga Kombëtarja dhe thirrjen e “bomberit” të Arsenal, Gabriel Jesus në vend të tij.

“Në lidhje me akuzat nga Anthony, të cilat u bënë të ditura të hënën e 4 shtatorit dhe të cilat duhet të hetohen, dhe për të mbrojtur viktimën e supozuar, lojtarin, kombëtaren e Brazilit dhe Konfederatën e Futbollit të Brazilit, ju informojmë se futbollisti është përjashtuar nga skuadra”,- shkruhej në komunikatë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!