Akuzat për armëmbatje pa leje, Hunter Biden pritet të shpallet i pafajshëm

schedule09:44 - 20 Shtator, 2023

schedule 09:44 - 20 Shtator, 2023

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter, do të deklarohet i pafajshëm për tre akuza penale në lidhje me akuzat për armëmbajtje pa leje, sipas një deklaratë të avokatit të tij.

53 vjeçari akuzohet se ka gënjyer kur kishte plotësuar një formular për të blerë një armë zjarri në vitin 2018, ndërsa ishte përdorues i paligjshëm i drogës.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me 25 vjet burg.

Avokati i tij, Abbe David Loëell, kërkoi në një letër drejtuar gjyqtarit, Christopher Burke, që të lejojë klientin e tij, të bëjë paraqitjen e tij të parë jo në Delaëare ku ndodhet gjykata, por nga distanca.

Aktakuza e tij në këtë rast, më 14 shtator, erdhi dy ditë pas hapjes së procedurës së hetimit për shkarkimin e nisur nga shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve ndaj presidentit demokrat.

Paraardhësi i babait të tij, Donald Trump, dhe shumë republikanë të tjerë, e bënë Hunter Biden një nga objektivat e tyre të preferuar, duke e parë atë si thembra e Akilit të Joe Biden.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!