Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ME FOTO/ Me pranga dhe i rrethuar me policë, Maduro drejt gjykatës. Dërgohet në Manhattan, pasdite përballet me drejtësinë

schedule13:30 - 5 Janar, 2026

schedule 13:30 - 5 Janar, 2026

Nën masa të rrepta sigurie, me pranga në duar dhe dhjetëra oficerë të forcave Delta që i shoqëronin, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores u dërguan në Manhatan, ku dalin këtë të hënë para gjyqit.

Një makinë ushtarake e blinduar e çoi çiftin venezuelian në gjykatë, ku do të njihen me akuzat që rëndojnë ndaj tyre, pasi u arrestuan nga Shtetet e Bashkuara.



Paraqitja para gjykatës është një procedurë e shkurtër dhe formale, gjatë se cilës atyre do iu lexohen akuzat. Megjithatë ky pritet të jetë fillimi I një beteje të gjatë ligjore në Shtetet e Bashkuara.

Avokatët e Maduros pritet të kundërshtojnë ligjshmërinë e arrestimit të tij, duke argumentuar se ai është imun nga ndjekja penale si një kryetar shteti sovran.

Nicolas Maduro dhe Cilia Flores akuzohen për narko terrorizëm, import kokaine, zotërim të pajisjeve shkatërruese dhe mitralozëve dhe plane për t’I zotëruar këto armë në dëm të Shteteve të Bashkuara.

Çështja i është caktuar gjyqtarit federal 92-vjeçar Alvin Hellerstein, i cili u emërua dhe u konfirmua nga Presidenti Bill Clinton në vitin 1998.

Hellerstein ka kryesuar çështje që rrjedhin nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, si dhe çështje të tjera që përfshijnë terrorizmin dhe sigurinë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara kryen të shtunën një sulm ndaj Venezuelës dhe arrestuan presidentin Maduro dhe bashkëshorten e tij. Ata u dërguan me avion drejt shteteve të Bashkuara, ku fillimisht u mbajtën në një qendër paraburgimi në Brooklyn.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar Delcy Rodríguez, zëvendëspresidente, të marrë përsipër kompetencat dhe detyrat e presidentit në detyrë.Edhe pse Trump shprehu synimin për bashkëpunim me Rodriguez, ajo e bëri të qartë se Venezuela nuk do të bëhet kurrë një koloni amerikane dhe se Maduro është presidenti i vetëm.

Nga ana tjetër presidenti amerikan tha gjithahstu se kompanitë amerikane do të fillojnë të shpenzojnë miliarda dollarë për naftën venezueliane dhe të fitojnë para për vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!