Akuzat ndaj Yuri Kim, Mustafaj: Berisha nuk bën mirë që përplaset me ambasadoren

schedule19:56 - 26 Prill, 2022

schedule 19:56 - 26 Prill, 2022

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të ambasadores së SHBA Yuri Kim.

Sipas Mustafajt Berisha nuk bën mirë që përplaset me ambasadoren amerikane, pasi ajo përfaqëson SHBA-të në vendin tonë.

Ai theksoi se nëse Berisha përplaset me ambasadoren, përplaset dhe me DASH.

Pjesë nga diskutimi:

Mustafaj: Unë vazhdoj të jem i mendimit që Berisha nuk bën mirë që përplaset em Kim dhe DASH. Unë e kam thënë që ambasadorja amerikane përfaqëson DASH. Nuk ka asnjë të vërtetë në thashethemet se Kim jep mendimet e veta. Nëse Berisha përplaset me ambasadoren, përplaset dhe me DASH. Berisha duhet të ruaj profilin e pretendentit për kryetar të PD, ish-kryetarit të PD dhe ish-presidentit. Kundërshtari i tij është Rama jo ambasada amerikane. Çështjet me DASH Berisha i ka bërë që në fillim.

Xhokaxhi: Duket se nga ana e SHBA çështja është shumë serioze. Kim njohu Alibeajn, sekretarja amerikane që do të vijë në 28 prill do të takojë Alibeajn dhe Tabakun, si e komenton?

Mustafaj: SHBA, DASH janë konseguent të një deklarate që kanë bërë se ne nuk mbajmë marrëdhënie me Berishën dhe mbështetësit e tij.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!