Sali Berisha u paraqit paraditen e së martës në SPAK pas muajsh të tërë duke bërë manovra me masën e tij të sigurisë. Për dy orë, ish kryeministri u pyet në lidhje me çështjen Partizani. Analisti Frrok Çupi, duke komentuar akuzat e tij pas marrjes në pyetje, tha se Berishës duhet t’i ishin vënë prangat.
“Është treguese që të merret për krahu nga policët. Në këtë rast polici merr kriminelin për të ngjitur eshtrat e besimit të njeriut. Te njerëzit që kanë kryer krime të mëdha të rënda, si ato të ish kryeministrit, janë të domosdoshme simbolet. Ajo që është e rëndësishme është se e tërë atmosfera që kur është shpallur non grata nga SHBA, publiku po shikon me vëmendje të madhe se çfarë bën shteti dhe sa besim do t’i japë individit se njerëzit që kanë kryer krime do të trajtohen si kriminelë.
Në këtë luftë që kemi me krimin sepse e tërë klima shqiptare është e ndotur nga krimi por nëse qytetarët nuk do të trimërohen nga veprimet e shtetit, ne jemi keq. Jam i sigurt që SPAK ka ardhur tek marrëveshja se ai nuk do të dalë më nga burgu. Nuk është normale që të vijë me makinë. Ai po shkel ligjin, vendimet e gjykatave, po fyen drejtësinë. Harresa e Berishës lidhet me personalitetet që ka.
Ka probleme me të vërtetën, ka sajuar një përrallë para se të shkonte në SPAK, sepse ato që tha atje nuk besoj se janë të vërteta. Problemi është që në momentin nisi të thotë se këtu ekziston një organizatë kriminale, atij duhet t’i viheshin prangat. Berisha duhet të ishte me pranga brenda në qëli. Ai aty është si një zog i mbyllur që do të përgjigjet për vrasjet, firmat piramidale, 21 Janarin, Gërdecin. Është një vrasës i madh, por ne nuk dimë se çfarë mendojnë njerëzit. Nëse drejtësia nuk ka besim, nuk mund të realizohet ashtu siç e thotë Kushtetuta dhe ligji.”, theksoi analisti./abcnews.al