Akuzat ndaj shqiptarëve për vrasjen e 20-vjeçares, Zyka: I kemi bërë kërkesë shoqatës së televizioneve greke

schedule09:02 - 21 Qershor, 2021

schedule 09:02 - 21 Qershor, 2021

Kreu i Komunitetit shqiptar në Selanik, Luan Zyka, në një interviste për “Abc-ja e mëngjesit” foli për ngjarjen tragjike që tronditi vendin fqinj, ku një 20-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj. Piloti 32 vjeçar sajoi një skenar për t’ja hedhur fajin grabitësve që ai pretendonte se kishin hyrë në shtëpinë e tyre.

Ngjarja shkaktoi reagim të fortë dhe për faktin se u spekulua që autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë mund të kishin qenë shqiptarë.  Komuniteti shqiptar në Greqi ka reaguar duke kërkuar falje publike nga mediat mbi artikujt e shkruar pa asnjë bazë apo informacion zyrtar. Në një lidhje me Skype, Zyka tha se kanë bërë kërkesë të merren masat përkatëse ndaj këtij qëndrimi racist dhe antiligjor nga disa media fqinje.

Krimineli sapo kishte vrarë gruan deklaron me qetësinë më të madhe që autorët mund të ishin shqiptarë. Kjo tregon se sa i lehtë është termi shqiptar për t’u keqpërdorur.  Kjo ne na ka irrituar prandaj jo vetëm komuniteti shqiptar i Selanikut por të gjithë shqiptarët janë ngritur për të rregulluar disa gjëra. Jo vetëm paketën ligjore greke.”, theksoi Zyka.

“Duhet zbatuar ligji dhe duhet thelluar. Dje i çova kërkesë Këshillit Kombëtar të radiotelevizionit grek sepse e kanë me Kushtetutë që duhet të ruajnë vlerat njerëzore dhe nëse t’i flet me stereotipe, i ke shkatërruar këto vlera njerëzore. Ligji nuk mjafton, duhet vajtur në konceptimin dhe kulturën e një populli.”, tha ai. “, shtoi më tej Zyka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!