Akuzat e rënda: Policia kroate “markon” azilkërkuesit në kufij për t’i poshtëruar

schedule17:53 - 12 Maj, 2020

schedule 17:53 - 12 Maj, 2020

Policia kroate thuhet të jetë duke lyer me ‘spary’ në kokë azilkërkuesit kur përpiqen që të kalojnë kufirin nga Bosnja.

E përditshmja The Guardian ka siguruar një numër fotografish që tregojnë atë që nga organizata të ndryshme është cilësuar si ” turpërimi më i fundit” i bërë nga autoritetet kroate kundër emigrantëve që udhëtojnë përgjatë rrugës Ballkanike, shkruan abcnews.al

Tashmë Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje qeverisë kroate që të investigojë  të gjitha akuzat për abuzime.

“Është e qartë se një nga efektet e synuara të kësaj sjelljeje është të poshtërojë refugjatët dhe migrantët që përpiqen të kalojnë kufirin,” tha Jack Sapoch nga No Name Kitchen (NNK), një OJQ që operon në Velika Kladuša, 2 km larg kufirit.

“Me sa shoh, kjo është rezultat i njërës prej dy motivimeve. Ose autoritetet kroate që kryejnë këto akte janë duke përdorur bojë llak për të identifikuar dhe poshtëruar personat që e kalojnë shpesh kufirin ose më keq akoma, ata po e përdorin këtë metodë si një taktikë për të traumatizuar psikologjikisht këta burra, shumica e të cilëve janë myslimanë, me një simbol fetar, ” deklaroi më tej Sapoch.

Më 6 maj në Poljana, Bosnje, burime raportuan për NNK se një grup njerëzish ishin shtyrë dhe spërkatur me bojë portokalli. Grupi gjithashtu u kishte vjedhur paratë dhe celularët ; disave u kishin marrë edhe këpucët. Po ashtu, më 7 maj e njëjta gjë kishte ndodhur me një grup tjetër.

Çdo natë grupe azilkërkuesish përpiqen që të kalojnë nga Bosnja për në Kroaci, ku i presin skuadrat e policëve kufitarë.

Të armatosur me shkopinj gome, pistoleta dhe syze për shikim gjatë natës, ata patrullojnë kufirin e jashtëm më të gjatë të BE-së. Azilkërkuesit e quajnë kalimin e kufirit “lojë”, por është një “iniciativë” e rrezikshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!