Akuzat e Alibeajt për Dakon, Spiropali: Nuk e di kush ia jep këto informacione

schedule19:26 - 23 Tetor, 2018

schedule 19:26 - 23 Tetor, 2018

E ftuar në “Mbrëmje Ide”, nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali tha se ato që pretendon Alibeaj ndaj Dakos së pari janë sekrete hetimore. Sipas saj është prokuroria ajo që duhet t’i shkojë në fund dosjeve hetimore.

Në të njëjtën studio, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se ekziston një procedim penal ndaj Vangjush Dakos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Ta nxjerrë zoti Alibeaj dosjen nëse e ka. Unë nuk di se si guxon Alibeaj që të vijë në këtë studio të nderuar dhe të flasë për sekrete hetimore që pretendon ai apo dosje të tëra hetimore në prokurori. Nuk e di kush ia jep këto informacione. Ndoshta ata që kanë ende brenda në sistemin e drejtësisë se në fakt po e sulmojnë reformën se nuk duan t’i ikin ata që kanë brenda, por kjo është temë tjetër. Përsa i përket temës së zotit Dako dhe Alibeajt që vjen në studio i bie që për çdo akuzë të Alibeaj, Salianjit dhe të gjithë të tjerëve janë akuza që ata janë në prokurori dhe po hetohen ne të marrim vendime. Ne nuk marrim vendime në studio mediatike apo banaqe të këtyre kolegëve të nderuar”, tha Spiropali.

Më tej ajo shtoi se “Ne nuk kemi asnjë kompetencë për të verfikuar dosjen e porkurorisë. Prokuroria ka të gjithë kompetencën për t’i shkuar deri në fund hetimit të dosjeve. Ne e kemi të provuar me fakte si forcë politike që ne nuk mbrojmë asnjë njeri kur janë përballë ligjit. Ne kemi një standard tjetër kushdo që ka shkelur ligjin duhet të përballet me forcën e ligjit”.

Më herët, Enkelejd Alibeaj tha gjatë emisionit “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori se “Ka një procedim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me numër 339 të vitit 2017 brenda të cilës janë të gjitha ato që kemi thënë që në 2017-n lidhur me mobilizimin, me zhytjen në vorbullën kriminale të Vangjush Dakos, në bandat që gëlojnë në territotrin e Bashiksë Durrës e më gjerë sesa kaq. Kontakte këto që prej kryetarit të bashkisë janë të fokusuar te kërkesa për të bërë vota”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!