Akuza të rënda mbi trajnerin e kombëtares së femrave të Zambisë, detyron lojtaret të flenë me të

schedule14:12 - 10 Korrik, 2023

schedule 14:12 - 10 Korrik, 2023

Me fillimin e Kupës së Botës për femra në Australi dhe Zelandën e Re, një skandal i jashtëzakonshëm përfshin ekipin e Zambisë, rivalin e Spanjës në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2023. Trajneri i skuadrës afrikane, Bruce Mwape, është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale, siç raporton media britanike “The Guardian”.

FIFA është në dijeni për këtë çështje prej muajsh dhe hetimi pritet të vazhdojë. Si Mwape ashtu edhe trajneri U-17, Kaluba Kangwa, akuzohen në një hetim që fillon në shtator 2022 dhe iu referua organit më të lartë të futbollit në botë.

“Nëse ai dëshiron të flejë me dikë, ju duhe ti thoni po. Është normale që trajneri të flejë me lojtaret e ekipit tonë?”, tha një futbolliste zambiane për “The Guardian”.

Po ashtu, një person tjetër shumë i afërt me kombëtaren ka deklaruar në mediumin e mësipërm se kanë marrë kërcënime, por jo nga vetë trajneri.

“Ata kërcënohen me veprime ndëshkuese nëse guxojnë të thonë diçka. Federata mbyll një sy sepse gratë kanë bërë mirë. Është mënyra e tyre për t’i treguar publikut dhe autoriteteve suksesin dhe imazhin e mirë. Por prapaskenat, janë shumë të shëmtuara”.

Federata e Futbollit të Zambisë, FAZ, tha se “megjithëse nuk kemi të dhëna për ankesa zyrtare nga askush për akuzat, ne i konsiderojmë ato shumë serioze dhe kemi hapur një hetim për këtë çështje”, tha sekretari i përgjithshëm i federatës, Adrian Kashala.

Ai gjithashtu shoti se do të angazhohen me Policinë vendase dhe palët e tjera të interesuara për të adresuar këtë çështje./ h.ll/abcnews.al