Fillimisht bëri për spital maskotën e Miami në një ndeshje të NBA, tani problemet shtohen edhe më shumë për McGregor.
Luftëtari irlandezi MMA akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje. Ky abuzim dyshohet se ka ndodhur pikërisht në tualetin e “Kaseya Center” gjatë finaleve të NBA mes Miami Heat dhe Denver Nuggets.
LEXO EDHE: VIDEO/ Maskota “sfidon” McGregor, irlandezi e dërgon në spital
Ylli i arteve marciale hedh poshtë të gjitha akuzat dhe Miami Heat gjithashtu po punon shumë për të kuptuar se çfarë ndodhi në të vërtetë në atë mbrëmje në ambientet e tyre.
“Jemi në dijeni të akuzave dhe po bëjmë një hetim”, ishin fjalët e klubit. Nga ana tjetër, ka reaguar edhe avokatja e sportistit të famshëm irlandez.
“Akuzat janë të rreme. Zoti McGregor nuk do të frikësohet” deklaroi avokatja e tij, Barabara Llanes./h.ll/abcnews.al