Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuza se manipuluan fjalimin e Trump/ Drejtori i përgjithshëm dhe drejtori ekzekutiv i BBC-së japin dorëheqjen

schedule20:38 - 9 Nëntor, 2025

schedule 20:38 - 9 Nëntor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, dhe drejtoresha ekzekutive e BBC, Deborah Turness, kanë dhënë dorëheqjen.

Sipas mediave ndërkombëtare, Davie dhe Deborah kanë dhënë dorëheqjen pasi një ish-këshilltar i korporatës e akuzoi atë për paragjykim “serioz dhe sistematik” në mbulimin e çështjeve, duke përfshirë Donald Trump, Gazën dhe të drejtat e transgjinorëve.

Davie i dërgoi një shënim stafit të BBC-së të dielën pasdite duke thënë: “Ky është tërësisht vendimi im dhe i mbetem shumë mirënjohës kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë edhe ditët e fundit.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!