Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Nga Emiljano Shullazi te Naim Stafuka e Astrit Avdyli/ SPAK jep pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”!

schedule15:13 - 29 Prill, 2026

schedule 15:13 - 29 Prill, 2026

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, e cila lidhet me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin SKY ECC dhe hetimet për veprimtari kriminale të organizuar, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Prokuroria ka kërkuar dënime për disa nga të pandehurit, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet janë ulur me një të tretën.

Sipas pretencës:



  • Astrit Avdyli: 15 vite burg, zbret në 10 vite
  • Emiljano Shullazi: 15 vite burg, zbret në 10 vite
  • Naim Stafuka: 9 vite, zbret në 6 vite
  • Blerim Abazi: 10 vite, zbret në 6.8 vite
  • Besian Xhixha: 10 vite, zbret në 6.8 vite
  • Enver Diva: 10 vite, zbret në 6.8 vite
  • Robert Laçi: 10 vite, zbret në 6.8 vite
  • Gjergj Cukali: 10.6 vite, zbret në 7 vite
  • Viktor Imeraj: 10 vite, zbret në 6.8 vite
  • Satilno Basho:10 vite, zbret në 6.8
  • Miri Bruli: 9 vite zbret, në 6 vite
  • Xhelal Rraja: 9 vite burg, zbret në 6 vite

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!