Me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit kryemi nistri Edi Rama ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ku Haga ka ngritur një akt-akuzë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për krime lufte.
Rama e ka cilësuar të pakuptimtë njoftimin e djeshëm, ndërsa shprehet se e vërteta e Kosovës mund të mos i vijë për shtat edhe shumë miqve të mirë dhe të mëdhenj.
“Vrau 10 mijë civilë të pafajshëm, dhunoi 20 mijë gra dhe nxori me dhunë ushtarake 1 milion shqiptarë nga Kosova brenda pak javësh dhe nuk po u huj llogarive të dëmeve të tjera mbi një popull të tërë, dhe tani lexojmë një njoftim, rreth 100 viktima. Çështja kjo rreth 100. Si mund të jetë një njoftim i tillë kur bëhet fjalë për një akt akuzë. Po pse jo rreth 1 mijë apo 50? Në të njëjtën kohë që shkruhet kjo në nëntokën e Serbisë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe në këmbim të kërkesës të marrin nga mbitoka e demokracisë të marrin heshtjen mijëra trupa të pajetë shqiptarësh.
LEXO EDHE: Akuzat për krime lufte, Rama: Nuk u godit Thaçi dhe Veseli por mbarë shqiptaria
Nuk kanë fakt, jo njoftim por nuk ka asnjë lloj tendence në horizont për ndonjë gjykatë speciale. Dorën zemër kur thonë në Kosovë është e pashmangshme të mos kujtohen me zë të lartë historitë mizore në Kosovë.
E vërteta në vend te caktuar mund të mos i vijë për shtat edhe shumë miqve të mirë dhe të mëdhenj. Është e vërtetë që një numër i madh krimesh të kryera prej disa udhëheqësve serbë është dënuar në Hagë, por ama po të shikosh në pasqyrë gjykatat vendore të Kosovës dhe Serbisë çfarë lexon në 21 vjet, faktin e trishtueshëm se në Kosovë është ushtruar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjeshtë viktima”, tha Rama.
Më tej kryeministri i ka dërguar një mesazh edhe përfaqësuesve të opozitës për reagimet e tyre.
“Serbinë nuk e bombardoi Hashim Thaçi me Kadri Veseli, por bota demokratike. Dhe Serbia nuk ishte viktimë por agresori. Më vjen keq kur lexoj njerëz me zë të fortë në mjedisin publik që nuk e fshehin dot se u vjen mirë për këtë që ndodhi dhe menjëherë vrapojnë të flasin për pafajësinë e ushtrisë së Kosovës. Këtu flitet konkretisht”, tha Rama. /abcnews.al