Miliarderi kanadez Frank Stronach u arrestua nën akuzat për pesë krime, përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual, tha policia kanadeze.
Stronach u akuzua nga disa persona për këto krime. Me vendim të gjykatës, ai u lirua nga paraburgimi me kusht detyrimin me paraqitje para gjykatës.
Për shkak se ky është një rast i profilit të lartë dhe për shkak se policia ka detyrimin për të mbrojtur viktimat, nuk janë dhënë detaje të tjera, sipas një njoftimi të policisë.
/abcnews.al