Një shkencëtar rus që punonte në një universitet gjerman, si asistent për kërkimet shkencore është arrestuar të premten. Sipas informacioneve, shkencëtari ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete ruse.
“Ka pasur dyshime se ai bashkëpunonte me shërbimin e inteligjencës ruse të paktën që nga fillimi i tetorit 2020,” sipas një deklaratë të zyrës së prokurorit në Karlsruhe.
Sipas të njëjtit burim, shkencëtari u takua me një anëtar të shërbimeve të inteligjencës ruse të paktën tre herë, nga tetori i vitit 2020 deri në qershor të 2021.
Sipas informacioneve, dyshohet se ai i ka dhënë informacione inteligjencës ruse në këmbim të parave./abcnews.al